Vetëvarja e 22-vjeçarit/ Drejtoria e Burgjeve: Estrefi s’kishte pretendime për kushtet, si e gjeti gardiani…

Pasi një i dënuar i dha fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e burgut të Rrogozhinës, vjen edhe reagimi i parë i Drejtorisë së Burgjeve, sipas të cilit i riu nuk kishte shfaqur shenja depresioni as tek personeli dhe as tek shokët.

“Po hetojmë për vdekjen e 22 vjecarit. Estrefi nuk kishte shenja depresioni. Ai hyri në tualet dhe u vonua, gardiani e gjeti të varur. Tentuan ta mbanin në jetë por s’mundën. Estrefi në 26 dhjetor u fut në paraburgim. Bisedonte me shokët për dënimin”, thuhet në sqarimin e Drejtorisë së Burgjeve.

Më herët i ati i Estrefit, Ardian Halili, tha se djali i tij e ka bërë këtë akt ekstrem “për shkak të ngarkesës psikologjike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Estrefi nuk e ka mbushur vitin që doli nga burgu. U kap me 3 gramë hashash që po e pinin shokët e tij. Mori përsipër veprën penale dhe e dënuan me 3 vjet burg. U lirua në shkurt por u kap sërish në 22 dhjetor për një cigare hashash. Më datë 27 e dërguan në Rrogozhinë. E arrestuan për të dytën herë për një cigare hashash. Të tjerët që trafikojnë drogë me kamionë shëtisin të lirë, ndërsa ai…Para 4 ditësh, kur e takoi djali i madh ai rrinte i heshtur”, tha i ati për News 24.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?