Vetëvrasja e Albi Lukës në burg, Avokati i Popullit merr përsipër hetimet
Avokati i Popullit Igli Totozani urdhëroi nisjen e hetimeve për ngjarjen e rëndë në burgun e Shën Kollit në Lezhë, ku një i ri, 18-vjeçari Albi Luka, humbi jetën në ambientet e baraburgimit.
Në njoftimin zyrtar të AP thuhet se ekspertët e Avokatit të Popullit, pas raportimit në media të dyshimeve të familjarëve të të riut për ushtrim dhune ndaj tij, do të bëjnë verifikimet e domosdoshme, në përputhje me kompetencat që i njeh ligji.
Ata do të kërkojnë informacione nga autoritetet drejtuese të IEVP-së së Shën Kollit, si dhe do të takohen me familjarët e të riut që humbi jetën.

