Vetëvritet në rrethana të dyshimta një grua në Durrës
Një grua në Durrës i ka dhënë fund jetës në banesën e saj në rrethana të dyshimta, mesditën e djeshme.
Sipas policisë, në Xhafzotaj të Durrësit, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë 49-vjeçarja L.I. dhe si shkak dyshohet gjëndja e rënduar psikologjike e të ndjerës.
Gruaja u gjet nga familjarët në gjendje të rënduar, të cilët e dërguan me urgjencë në spitalin e Durrësit.
Por për shkak të gjendjes kritike, ajo u transportua drejt spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, ku gjeti vdekjen.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aktin fatal ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e së ndjerës, për shkaqe që mbeten ende për t’u sqaruar.
Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit.

