Vetëvritet pronari i lokalit të vrasjes së 4-fishtë në Tiranë

Pronari i lokalit “Ante Grand” ku ndodhi vrasja e katërfishtë nga ana e Konistandin Xhuvanit, Andrea Omiro, është vetëvrarë.

Ai i ka dhënë fund jetës duke u helmuar me fostoksinë.

Mësohet se 54-vjeçari i dhënë fund jetës pasditen e së dielës në banesën e tij në “Komunën e Parisit” në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendohet se shkak për këtë veprim është bërë depresioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Omiro ishte në “arrest shtëpie” pas krimit të rëndë të ndodhur në lokalin e tij.

Ndaj 54-vjeçarit ishte caktuar kjo masë, pasi atij iu gjet një levë hekuri, e klasifikuar nga policia si armë e ftohtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?