Vetting i ngjeshur, 5 gjyqtarë dhe prokurorë sot KPK

Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pasi janë planifikuar që të zhvillohen pesë seanca. Në orën 09:30 do të jepet vendimi për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi.

Më pas në orën 10:00 do të zhvillohet seanca dëgjimore për Medi Bicin, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë. Në orën 12:00 do të zhvillohet seanca dëgjimore me Gentjan Medjan, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë.

Në orën 14:30 është parashikuar seanca dëgjimore me Besnik Muçin, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda. Dhe në fund në orën 16:00 është seanca dëgjimore me Brunilda Kadin, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?