Vetting-u djeg gjyqtarin Shkëlzen Selimi, KPK e shkarkon
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi shkarkimin e gjyqtarit të lartë, Shkëlzen Selimi.
Sipas KPK Selimi kishte dy kontakte të papërshtatshme, të cilat me sa duket i kushtuan detyrën si anëtar i Gjykatës së Lartë. Një kontakt ishte sjellë nga DSIK. Bëhej fjalë për shtetasin Fero Dervishaj, i cili ishte mik me gjyqtarin dhe rezultonte problematik me policinë dhe drejtësinë.
Kontakti i dytë i papërshtatshëm ishte sjellë nga ONM-ja, e cila referonte se Shkëlzen Selimi kishte ndihmuar që personi me inicialet A.I. në kërkim nga Italia për trafik kokaine të mos ekstradohej.
Vetë gjyqtari e quajti procesin të manipuluar e të paragjykuar që në fillim dhe u largua nga seanca dëgjimore. Selimi nuk mori pjesë as në seancën e sotme të vendimmarrjes.
KOHA JONË SONDAZH

