Veza magjike që sfidon ligjet e fizikës, shpikja gjeniale e Gëzim Hidrit

Veza prej guri është shpikja e fundit gjeniale e skulptorit Gëzim Hidri nga Librazhdi. Guri prej 12 tonësh është marrë në malin e Shebenikut. Pastaj me këtë gurë është bërë një punë kolosale duke gërryer 7 ton të tjera për të formuar guaskën e vezës. Projekti i radhës, Nënë Tereza dhe Hidri tregon një sekret: “Kur të shihni  Shën Terezën, gurët e mozaikut të saj do të valëviten sikur të ishte një rrobë prej pambuku”.

Nga Fatos Salliu.

“Gurin me peshë 12 ton e gjeta në Malin e Shebenikut, tregon Gëzimi. Pastaj e gërreva nga brenda duke hequr një masë prej 7 tonësh për të formuar guaskën. Brenda kësaj guaske futa më pas vezën. Më është dashur punë e madhe dhe preçzion i lartë”. Veza prej guri ka përmasat 180 cm me 140 cm. Në pjesën e sipërme të saj është derdhur inoks.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt “Veza Magjike” e Gëzim Hidrit është e ndërtuar në formë të tillë ku mishërohen të gjitha ligjësitë e fizikës, matematikes, astronomisë e madje edhe të biologjisë. Dhe ja çfarë tregon Gëzimi:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sfera e vezës e futur në guaskë dhe vetë guaska janë aq të lëmuara sa vetëm molekulat e ujit mund ta përshkojnë. Kështu ngjitja mes tyre është gati hermetike. Por ka një çudi. E gjithë pesha prej 7 tonësh e vezës ngrihet lart në ajër  vetëm me 0.5 litra ujë. Kjo shpjegohet në këtë mënyrë: Guri zotëron aftësinë e thithjes së ujit. Nëse këtij guri i hedhim 0.5 litra ujë lart atëherë pas pak masa prej 7 tonësh do të ngrihet lart. Sepse uji vepron si një piston për gurin nga poshtë. Pra kjo shpjegohet me ligjësitë e fizikës. Një vepër e tillë nuk ekziston sot në botë”.

Por ka edhe më shpikja e Gëzim Hidrit. Ajo bazohet edhe në ligjet e biologjisë. “Veza është vendi ku nis jeta dhe penetrimi është aftësia e qelizave mashkullore për të kryer pllenimin. E bukura e këtij guri është se ka rrugën e qelizës që futet në embrionin e kësaj veze (nënkupto spermatozoidët). Kjo vezë simbolizon thelbin e jetës. Pra aty janë të mishëruara edhe ligjësitë biologjike”.

Guri tashmë është bërë pronë e milionerëve shqiptarë. Ai ndodhet në Rolling Hills në Tiranë.

Projekti i së ardhmes:

Projekti i së ardhmes së afërt i Gëzim Hidrit është statuja e Shenjtores Shën Tereza. “Është projekti im që do t’i përkushtohem së shpejti. Gurët do t’i marr në Indi, ndërsa punimi do të kryhet në studion time në Librazhd. Do të jetë një kryevepër mahnitëse. Po iu tregoj vetëm një detaj; kur të shihni  Shën Terezën gurët e mozaikut të saj do të valëviten sikur të ishte një rrobë prej pambuku”.

Shën Tereza e Gëzim Hidrit do të ketë përmasat që ka pasur vetë Nënë Tereza. “Do të jetë një monument origjinal me madhësinë e saj. Nuk do të jetë një vepër me përmasa të mëdha. Duke e bërë origjinale atëherë kjo vepër ka dimensione shumë herë më të mëdha”.

Ky projekt do të finalizohet brenda 24 muajsh. “Do ta përfundoj brenda dy vitesh. Do punoj intensivisht. Kjo do të jetë vepra e dytë e madhe që do ti dhuroj Kombit Shqiptar. I pari ishte Flamuri me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Kjo do të jetë e dyta dhe një vepër krejt bamirësie. Pra, unë nuk dua asnjë shpërblim për këtë vepër. Por i ftoj gjithë bashkatdhetarët e mi që të kursejnë një kafe nga jeta e tyre dhe të kontribuojnë në një numër llogarie. Gjithë fondet që do të mblidhen do të përdoren për bamirësi, ashtu siç punoi gjithë jetën Shenjtorja jonë e madhe”.

Sipas kritikëve të kohës Gëzim Hidri është personaliteti botëror që do të futet në histori si mjeshtri më i madh i mozaikut. Të mëdhenjtë si  Mikelanxhelo, apo da Vinçi, kanë kryer kryevepra në skulpturë dhe pikturë, por çuditërisht jo në skulpturë. Pikërisht në këtë zhanër Shqipëria pritet të ketë gjeniun e saj.

Gëzim Hidri shprehet se për atë guri është vetë jeta. “Guri është  jeta jonë. Ai është skeleti i vetë Tokës. Unë dua që atij ti jap shpirt. Këtë përpiqem të bëj. Aty qëndron i gjithë sekreti im. Tek ato kuadratet e vogla të mozaikëve. Do vijë një kohë që vetë Toka do të ketë përmasat dhe do të bëhet e tillë. Por asgjë nuk do të ndryshojë. Kubet e mia do të mbijetojnë”./Infoelbasani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?