VIDEO/ Atentati në Vlorë, detaje nga hetimet dhe lidhja me vrasjen e pronarit të televizionit lokal

Dhjetë persona të dyshuar për atentatin ndaj të fortit të Selenicës u shoqëruan gjatë natës në komisariatin e Vlorës.

Akoma nuk ka të dhëna për autorët e krimit ku u plagosën dy burra dhe një fëmijë, por hetuesit vazhdojnë me dyshime se ngjarja ka lidhje me masakrën e vitit 2015 në Çole dhe me atentatin 27 Majit të këtij viti ku u ekzekutuan Drejtori i OSHEE, Roland Saliu, i cili ndodhej rastësisht me shënjestrën Mirvjen Hyseni drejtori i një televizioni privat në Vlorë.

Shënjestra e atentatit me pseudonimin Robit, Ferdinant Llanaj sipas burimeve nga spitali ka marrë 10 plumba, në kokë dhe në trup. Personi tjetër Dritan Begaj u qëllua me katër plumba, kurse fëmija 8-vjeçar u dëmtua fizikisht, por jo nga plumbat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ndodhi paraditen e së dielës në rrugën Transballkanike, një zonë e populluar. Një orë më vonë policia gjeti një BMW të shkrumbuar në rrugën Kafaraj, që lidhet me autostradën Levan-Tepelenë, poshtë një nënkalimi.

Nga kjo makinë dyshohet se u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të Ferdinant Llanajt, që po udhëtonte me një Benz gri .

/ SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?