FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Çelja zyrtare e sezonit turistik në Vlorë, Rama zbulon suprizat: 3 ditë festë me artistët e njohur

Tri ditë feste do të organizohen në Vlorë me rastin e çeljes së sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video promovuese të aktiviteteve që do të zhvillohen në Vlorë.

“16-17-18 maj në Vlorë. Çelja zyrtare e sezonit turistik”, shkruan Rama. Gjatë këtyre tri ditëve qytetarët do të kenë mundësi të kërcejnë me emrat më të mirë të muzikës shqiptare, si dhe me DJ të njohur ndërkombëtarë.

Qytetarët do të provojnë ushqimet më të shijshme dhe të zbulojnë vendet më të bukura, ku do të krijojnë kujtime të paharrueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në koncertet që do të zhvillohen në Vlorë do të interpretojnë këngëtarët e njohur si Ledri Vula, Ylli Limani, Kida etj. Edhe ky sezon veror pritet ta kthejë Vlorën në një ndër destinacionet kryesore turistike në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?