FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Video/ Çfarë shkruhet në letrën që Obama la për Presidentin Trump?

Ditën që la detyrën si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama la në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë një letër për Presidentin e ri amerikan Donald Trump.

Sot, gjatë një konference për mediat ku u prezantua stafi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump konfirmoi faktin se Obama i kishte lënë një letër, por nuk tregoi asgjë për përmbajtjen e saj.

“Në zyrën ovale gjeta këtë letër të këndshme nga Presidenti Obama. Ishte një gjest i bukur nga ai dhe ne e përshëndesim këtë gjë. Dhe nuk do t’i themi shtypit se çfarë shkruhet në atë letër”,- tha Presidenti i SHBA Donald Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interesi është i madh, por mbetet të shohim nëse mediat amerikane do të arrijnë të zbulojnë diçka apo stafi i Trump do të tregohet tepër hermetik dhe nuk do të japë asnjë informacion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në konferencën për media, Trump foli edhe për takimet zyrtare që do të ketë në vazhdim me politikanë të ndryshëm. Takimi i parë zyrtar që do të ketë, tashmë i konfirmuar prej presidentit amerikan, do të jetë me Kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.

https://www.facebook.com/TelePolitics/videos/1081917941937139/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?