Video e re shokuese, ISIS ‘sfilatë’ me luftëtarë kurdë në kafaz nëpër rrugët e Kirkuk

Shfaqet një video e re tronditëse nga xhihadistët e Shtetit Islamik. Në një filmim të publikuar online duken 21 luftëtarë kurdë të mbyllur në kafaze rrugëve të provincës Kirkuk në Irak.Në video xhihadistët kërcënojnë vrasjen e luftëtarëve kurdë të marrë peng.

Vërtetësia e videos vjen nga Site, një organizëm që monitoron xhihadistët.21 kamionçina që mbajnë flamurin e militantëve islamikë, lëvizin nëpër rrugët e qytetit, me kafazet e pengjeve sipër.

Secili kafaz është i shoqëruar nga një xhihadist, të cilët janë të pajisur me armë dhe i kanë të mbuluara fytyrat.

Kamionçat lëviznin përpara një turme të madhe njerëzish, fëmijë e të rritur, që brohorisnin.Disa nga luftëtarët kurdë intervistohen nga një militant islamik, i cili me një mikrofon që ka logon e grupit terrorist, i bën pytjet e fundit pengjeve, përpara se t’i nxjerrin nga kafazi.Filmimi ndërprehet në momentin kur nje i moshuar goditet në fytyrë, gjë që lë të nënkuptohet fati i tmerrshëm që e pret atë dhe të burgosurit e tjerë.

Shiraz Maher, bashkëpunëtor i Qendrës Ndërkombëtare të Studimit të Radikalizmit në Kolegjin e Londrës, thotë nëpërmjet një postimi në twitter se video ishte jo e përgjakshme si videot e tjera, por shton se pavarësisht se fundi i videos nuk jepet, pengjet do të jenë vrarë.

SHKARKO APP