VIDEO/ Gjenden parcela me kanabis të mbjellë në malësinë e Tiranës, një i arrestuar. Ja emri

Një parcelë e hapur rishtar, e cila nuk ishte zbuluar nga fluturimet me helikopter të policisë është zbuluar në malësinë e Tiranës.

Një ditë më parë oficerët e Komisariatit të Policisë numër 4, kanë finalizuar operacionin “Maja e Ksulit”, ku edhe kanë gjetur një parcelë me 434 rrënjë kanabis sativa të mbjellë.

Në pranga është vënë Aqif Kryeziu, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga informacionet që disponoheshin nga këto Specialistët e Policisë, se në afërsi të fshatit Urë në vendin e njohur si Maja e Ksulit, në një parcelë të hapur rishtas ishin kultivuar bimë narkotike, janë organizuar shërbimet me qëllimin e identifikimit të vendndodhjes dhe kapjes së personave përgjegjës të kultivimit të bimëve narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga kontrollet e ushtruara është gjetur parcela e kultivuar me bimë narkotike kanabis sativa, ku Aqif Kryeziu ndodhej në këtë parcelë.

Në këtë parcelë janë gjetur të mbjella rreth 434 bimë të dyshuara narkotike e kanabis, që u sekuestruan si provë materiale.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Dosja i kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzën “Kultivimi i bimëve narkotike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?