VIDEO/ Kaos tek Ministria e Arsimit, vajzat thirrje që të ndalen goditjet. Kundërpërgjigjet Policia
Vijojnë tensionet dhe përplasjet pranë Ministrisë së Arsimit këtë të premte, ku protestues të maskuar po qëllojnë me gurë në drejtim të forcave të policisë. Siç shihet edhe në videot e gazetarit të ”Koha Jonë”, Daniel Muçaku, situata është jo e qetë. Në përgjigje të sulmeve, Policia e Shtetit ka përdorur ujë për të shpërndarë turmën, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar nga uniformat blu.
Në mes të tensioneve, një grup vajzash ka krijuar një rresht përballë turmës, duke u bërë thirrje protestuesve të ndalojnë hedhjen e gurëve dhe të mos përshkallëzojnë më tej situatën. Situata pranë Ministrisë së Arsimit vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe policisë vazhdojnë.
Përplasjet kanë përshkallëzuar situatën, ku protestues janë shoqëruar në mënyrë të dhunshme nga uniformat blu, duke u tërhequr zvarrë dhe duke u qëlluar me shkopinj gome. Në ditën e katërt të protestës, studentët, gjimnazistët dhe qytetarët bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

