VIDEO/ Kapen me drogë në bagazhin e makinës, 3 të arrestuar. Emrat

Sekuestrohen 37 kg e 350 gr lëndë narkotike Marjuanë, një automjet, vlera monetare dhe aparate celularë. Arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre të pandërprerë për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar” Servisi”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Swiss Digital Desktop Reklama

• Gentian Kanberi 34 vjeç , banues në Fushë- Krujë;

Swiss Digital Mobile Reklama

• Shkelzen Mirdita 32 vjeç,  banues në Fushë- Krujë;

• Flamur Hajdini 27 vjeç, banues në Kosovë.

Sot, gjatë kontrollit të ushtruar në Larushkë, në automjetin tip Opel, në pronësi dhe I gjendur në servisin e shtetasit Gentian Kamberi janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

•37 kg e 350 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.

• një automjet tip Opel;

• 1 430 € dhe vlera monetare në Lekë;

• 5 aparate telefoni celularë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

©

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?