VIDEO/ Mjekët në spitalin Memorial të Fierit heqin tumorin në zonën e kërbishtit! Ministrja Koçiu: Delikate
Një ndërhyrje e rrallë u realizua me sukses tek një pacient 63 vjeç, i diagnostikuar me një formacion (Sarcome) në shkallë të avancuar në zonën sakrale.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se “gjatë ndërhyrjes së kryer me sukses nga bashkëpunimi i ngushtë midis mjekëve specialistë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe të Spitalit Rajonal “Memorial” Fier u realizuan procedurat kirurgjikale të heqjes radikale të një mase tumoriale në zonën e kërbishtit të pacientit”.
Koçiu tha se pacienti gëzon shëndet të plotë, ndërsa shprehu mirënjohje për stafin e mjekëve.