VIDEO/ Operacion në Shijak, zbulohet baza e shpërndarjes së heroinës, kapet droga, por jo i zoti

Me një operacion të beftë, Policia e Durrësit ka arritur të kapë rreth 500 gr heroinë mbrëmjen e së enjtes. Por, nuk ka mundur të arrestojë personin që e kishte, të cilin e ka identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Po ashtu, policia ka sekuestruar peshoren elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e drogës në doza.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte një sasi lënde narkotike të llojit heroinë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Mbrëmja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.K. në Shijak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

Swiss Digital Mobile Reklama

• 447.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë

• një peshore mekanike dhe një peshore elektronike

• një thikë me gjatësi 27 cm dhe

• 124 copë fishekë model 56.

Shtetasi B.K, pronari i banesës, nuk ndodhej në banesë në momentin e kontrollit dhe është shpallur në kërkim ku vijon puna për kapjen e tij Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 283/1, 278/4 dhe 279 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?