VIDEO/ Operacioni antidrogë në Lezhë, 4 të arrestuar. Emrat

Katër persona janë arrestuar gjatë operacionit të sotëm anti-drogë “Gjegjan” në Lezhë, ku janë sekuestruar 47 kg marijuanë.

Të arrestuarit

-Gjergj Doda 29 vjeç banues në Gjegjan – Pukë;

Swiss Digital Desktop Reklama

-Gjergj Prenga 21  vjeç, banues në Kurbin;

Swiss Digital Mobile Reklama

– Ndrecë Kola 27 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë;

– Elton Kola 34 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë.

Këta persona, janë kapur në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Nënkalimi i Repsit, me 2 automjete, njofton Policia. Aty, me njërin automjet ruanin rrugën kurse në automjetin tjetër ndodhej sasia e lëndës narkotike, e paketuar gati për shitje.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhim  dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?