Video pas sulmit/ Ish-shefin e SHIK në Berat mezi e mbajnë këmbët, transportohet me ambulancë

BalkanWeb siguron videon e momentit të shoqërimit për në spital të ish-kreut të SHIK-ut në Berat, Artan Dauti, 48-vjeçari i dhunuar mbrëmjen e sotme nga dy persona ende të paidentifikuar.

Ndonëse policia nuk ka ende një reagim zyrtar për ngjarjen, në videon e siguruar nga BalkanWeb duket qartë momenti kur Dauti shoqërohet nga vendi ku u sulmua drejt ambulancës së spitalit. Ai mezi qëndron në këmbë, ndërsa dy mjekë e mbajnë për krahu teksa ecin nëpër një rrugicë të ngushtë e të errët në lagjen ku u sulmua, në Berat.
shefi 1

 

Swiss Digital Desktop Reklama

shefi 2

Swiss Digital Mobile Reklama

shefi 3

shefi 4

gosditet me sende te forta
Deri më tani nuk dihet ende as cilët janë autorët dhe shkaqet që i shtynë të sulmojnë fizikisht ish-kreun e SHIK. BalkanWeb mëson se ai kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi prej vitesh jetonte bashkë me familjen në Itali. Kujtojmë se Dauti ka shërbyer si shef i SHIK-ut në Berat në vitet 1993- 1996.

“Më goditën sapo zbrita nga makina, dyshoj që ishin dy persona”, – ka thënë ai në dëshminë e parë për policinë nga shtrati i spitalit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?