VIDEO/ Plagosi me armë zjarri të riun në Shijak, arrestohet autori

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes me armë i 25-vjeccarit ditën e sotme në Shijak. Burime zyrtare bënë me dije se në pranga ka rënë Ismail Nuredini, 30 vjeç, dhe personi që e ka përkrahur, konkretisht shtetasi: Ermir Dedja 21 vjeç, banues në Durrës.

Të njëjtat burime theksojnë se Nuredini, sot, rreth orës 08:30, në hyrje të qytetit të Shijakut, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë, shtetasin B.K. 25 vjeç, banues në Shijak. Ky i fundit ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrolleve që ka kryer policia, me qëllim kapjen e autorit, kanë kapur në një automjet “Taxi”(shtetasit e mësipërm kanë qenë pasagjerë) dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e lartpërmendur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, gjatë kontrollit që i është ushtruar të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: arma e zjarrit tip pistoletë, në çantën e krahut(marsup) të shtetasit I.Nuredini dhe një thikë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.Dedja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi I.Nuredini është person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës(I arrestuar në vitin 2009 për tentativë vrasje dhe 2016 për shkatërrim prone me zjarr). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të shtetasit Ismail Nuredini parashikuar në nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal; “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”dhe”Përkrahja e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit Ermir Dedja parashikuar në nenet 279 dhe 302 të Kodit Penal.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?