Video/ Sekuestrohen mbi 2 kg heroinë në portin e Durrës, pranga një burri dhe një gruaje. Ja ku e kishin fshehur

DURRES- Sekuestrohen 2 kg e 300 gr heroinë në portin e Durrësit, ndërsa në pranga ranë dy persona, njkë burrë dhe një grua. Burime policore nga Drejtoria e Policisë së Durrësit pohuan se janë arrestuar në flagrancë Laureta Lama, 38 vjeçe dhe Bashkim Hasani, 67 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, shtetasi me inicialet E.Ç. 29 vjeç.
Mbrëmjen e djeshme në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e Laureta Lamas, u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2 kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.


