Video-skandali, ministri Beqaj: Në spital u lejuan vetëm ata që e sollën vajzën

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke folur për video-skandalin në QSUT, ka thënë se vajza është sjellë më 27 prill rreth orës 04:00 të mëngjesit, nga bashkëmoshatarët e saj.

Sipas tij, sapo vajza është paraqitur në ambientet e QSUT-së dhe është shtruar në urgjencë, është kontaktuar policia për të njoftuar prindërit e saj.

Beqaj thotë se kontaktimi i policisë u bë pikërisht se vajza nuk shoqërohej nga familjarë, por nga persona të tjerë të njohur, të cilët ishin bashkëmoshatarë të saj, të cilët u lejuan të shoqërojnë të miturën në urgjencë.

Duke folur më tej, Beqaj cilëson si më skandaloze praninë e Evarist Pashës, i cili është sekser i një agjencie funeralesh dhe gjendej aty rastësisht dhe nuk kishte lidhje me asnjë prej të shtruarve.

Ministri Beqja ka thënë se “ngjarja e ndodhur nuk është mohuar nga Ministria e Shëndetësisë. “Të shtunën në mbrëmje unë dhe drejtoresha e QSUT­së kemi bërë një deklaratë nga mjediset në të cilat mendohet se është bërë ai filmim. Ajo që kemi thënë është kjo që pamjet tregojnë një ngjarje të hershme, në kuptimin qe në ishim të sigurt që ajo ngjarje ishte para qershorit 2014 sepse nga qershori 2014 e në vijim mjediset jo vetëm që kishin një tjetër pamje por ne kishim vënë dorë në të gjithë urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT”.

Beqaj, duke folur në media, thotë se këto raste nuk mund të ndodhin më, pasi pas muajit qershor të këtij viti, është forcuar rregulli në urgjencë.

Gjatë intervistës, Beqaj ka sqaruar edhe situatën e krijuar me reagimin e ambulancës në vdekjen e këngëtarit të njohur, Dr. Flori.

“Ambulanca ishte aty, dhe familjarët kanë thënë kemi një të dehur që është i dhunshëm, shërbimi i ambulancës u ka thënë të vijmë me policinë, pasi në këto raste ambulance shoqërohet nga policia, ata kanë thënë jo. Në momentin që një komshi ka thënë kemi një të sëmurë rëndë ka arritur ambulanca për 4 minuta”, ­ tha Beqaj.

SHKARKO APP