VIDEO/ Tmerrohen pushuesit në Velipojë, kafsha e ngordhur pluskon në ujë
Në një kohë kur jemi në kulmin e sezonit turistik, pushuesit në plazhin e Velipojës janë përballur sot me një ngjarje aspak të këndshme.
Pasi kanë konstatuar erën e rëndë, qytetarët kanë pikasur në det një kalë të ngordhur që qëndronte sipër ujit dhe në këtë mënyrë nuk mund të hynin në det.
Menjëherë është njoftuar policia kufitare, e cila ka bërë të mundur largimin e kafshës së ngordhur nga deti.
Nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së kafshës. Policia ka nisur hetimet nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme.


