VIDEO/ Trazira në Lezhë, ka gjimnazistë të plagosur dhe protestuesit përplasen me policinë

Situata është tensionuar gjatë protestës që po mbahet këtë të premte në Lezhë, ku janë shënuar përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë. Nga incidentet raportohet për persona të lënduar, ndërsa në zonë është vënë re një prani e shtuar e efektivëve të rendit.

Gjatë përleshjeve, disa gjimnazistë kanë pësuar lëndime. Sipas pamjeve nga vendngjarja, situata është shoqëruar me tensione të larta dhe përplasje fizike mes turmës dhe policisë.

Raportohet se efektivët kanë shoqëruar me forcë disa adoleshentë, të cilët janë futur në furgonët e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrethanat e plota të këtyre veprimeve mbeten për t’u sqaruar. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, me ekipet mjekësore që po u japin ndihmën e nevojshme personave të lënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?