Videoja virale e luanit që kafshoi një burrë, 52-vjeçari: E gjeta në rrugë

Videoja virale e luanit që kafshoi një burrë, rreth të 50-ve, në kokë, ka ndodhur në Fier. Sipas autoriteteve ngjarja ka ndodhur në fshatin Zharrëz, aty ku 52-vjeçari Altin Hajdini e mbante në shtëpinë e tij kafshën e egër. Hajdini është pyetur në policinë e Fierit ku ka deklaruar se luanin në rrugë pranë Lushnjës dhe e ka mbajtur kafshën banesën e tij, për disa kohë. E çuditshme është deklarata e tij se tashmë kafsha ka ngordhur.

Hajdini ka deklaruar se kur e gjeti luanin ishte i vogël dhe mori në banesë dhe e trajtoi se kafshë shtëpiake, ndërsa në video dallohet qartë se ka kohë që e mban në banesë pasi luani është i rritur. Madje në një moment kafshon në qafë edhe një prej miqve të tij, ndërsa vetë pronari ndërhyn duke ia futur në shpullë. Po sipas tij, video është xhiruar shumë kohë më parë sepse ka deklaruar se luani ka ngordhur para një muaji e gjysmë dhe e ka hedhur në lumë.

Asnjë prej banorëve që mund të kenë qenë edhe të rrezikuar një luan që mbahej si kafshë shtëpiake, nuk pranoi që të flasë me argumentin se nuk kishim informacion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banesa ku mbahej luani ishte i Hajdinit, ndërsa ky i fundit rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi Hajdini ka qenë dy herë në burg. Njëherë në Shqipëri pasi së bashku me djalin e tij janë bërë pjesë e një vjedhje me armë në puset e naftës në vitin 2014, dhe për këtë vepër penale babe e bir janë dënuar me 8 vite burg. Ndërkohë, në burg Altin Hajdini ka qenë edhe jashtë shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama
Videoja virale e luanit që kafshoi një burrë, 52-vjeçari: E gjeta në rrugë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?