Videoskandali i abuzimit seksual në spitalin QSUT, arrestohet njëri prej protagonistëve

Vetëm pak orë pas publikimit të video skandalit në QSUT përmes rrjeteve sociale, prokuroria dhe Policia e Tiranës kanë identifkuar dhe ndaluar njërin prej autorëve të dyshuar që shfaqet në pamjet filmike.

Përmes një njoftimi zyrtar, prokuroria e Tiranës njoftoi se ka lëshuar urdhër ndalimi për Evarist Pashën me banim po në Tiranë.Mbi 25-vjecarin rëndon akuza e ngacmimit seksual.

Sipas prokurorisë hetimet kanë treguar se ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth muajit Shkurt 2014 ne spitalin publik ne Tirane.

Më herët policia kishte njoftuar për nisjen e hetimit për identifikimin e autorëve dhe të të dëmtuarës nga kjo vepër penale.Hetimet kanë nisur për veprën penale “Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim”.

Video ka vënë në alarm edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ngriti grup pune për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje si dhe për marrjen e masave ndaj autorëve dhe përgjegjësve të kësaj ngjarje të dënueshme

Ndërkohë drejtorja e Qendrës Spitalore “nënë Tereza” u kujdes të evidentonte faktin se ngjarja ka ndodhur kohë më pare, por kjo hidhet poshtë.

Video tregon dy të rinj teksa abuzojnë seksualisht me një vajzë të re të shtrirë pa ndjenja në krevat në një ambient spitalor. Personi që regjistron videon që zgjat rreth 50 sekonda shprehet se ndodhen në spitalin Nënë Tereza

Gjatë kohës që djemtë abuzojnë me vajzën e re ata komentojnë dhe veprimet tyre. Në videosekuencë duket dhe një burrë rreth të 40-tave, që duket të jetë një prej efektivëve të policisë private që ruan ambjentet spitalore.

Video ngjalli reagime të ashpra në rrjetet sociale. Shumë prej qytetarëve kërkuan nisjen e menjëhershme të hetimeve e dënimin e autorëve si dhe vënien para përgjegjësisë të drejtuesve të spitalit. Disa orë më vonë video u çensurua nga vete You Tube.

SKANDAL: Abuzim seksual me pacienten, policia e Tiranës nis hetimet . Priten arrestime

Policia e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen disa persona që manifestojnë sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje të pa identifikuar. Dyshohet se ngjarja që ka indinjuar mjaft qytetarë të ketë ndodhur në ambjentet e Qëndrës Spitalore “Nënë Tereza”. Alarmohet edhe Ministria e Shëndetësisë, grup pune për verifikimin.

Përmes një njoftimi për shtyp, blutë e Tiranës bëjnë me dije se po punojnë për identifikimin e autorëve, mbi të cilët rëndon akuza “Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim”.

Deklarata e policisë së Tiranës

“Në vijim të publikimeve në mediat sociale të një video e cila prezantonte se disa persona manifestojnë sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje të pa identifikuar, veprime aktive të cilat dyshohet se mund të kenë ndodhur në ambjentet e Qëndrës Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe të të dëmtuarës nga kjo vepër penale. Hetimet kanë nisur për veprën penale “Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim”. Materialet do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”

Alarmohet edhe Ministria e Shëndetësisë, grup pune për verifikimin

Dyshimet se i gjithë skandali ka ndodhur në ambjentet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është ngritur një grup i posaçëm pune për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe marrjen e masave ndaj autorëve dhe përgjegjësve të kësaj ngjarje të dënueshme, nëse vërtetohet diçka e tillë.

Grupi i punës kryesohet nga Zëvendësministrja, Milva Ekonomi, ndërkohë që Ministri Beqaj ka kërkuar menjëherë ekspertizën e Institucionit të Prokurisë për zbardhjen e ngjarjes dhe kryerjen e ekspertizës së nevojshme hetimore.

Po çfarë përmban videoja, e cila ne oret e mbremjes u mbyll nga You Tube?

Videoja ku dy të rinj shfaqen teksa abuzojnë seksualisht me një vajzë të re të shtrirë në krevat në një ambienti spitalor, dhe që qarkulloi në rrjetet sociale per disa ore, ngjalli indinjatë të thellë.

Dy të rinjtë i prekin gjoksin si dhe i ngrenë fustanin, teksa vajza duket se ka humbur ndjenjat.

Nuk dihet shumë se se ku është filmuar kjo video, por nga pamjet filmike të cilat nuk zgjasim më shumë se 50 sekonda janë të ngjashme me një ambient spitalor.

Ndërkohë që një prej djemve që regjistrojnë filmimin thonë “Jemi në spitalin Nënë Tereza”, dhe i drejtohet vajzës që ka humbur ndjenjat me shprehjen “Si je rrushi?”

Gjatë kohës që djemtë abuzojnë me të renë ata komentojnë dhe veprimet tyre. Njëri prej të rinjve filmon teksa shoku i tij ndihmon për ti larguar fustanin në mënyrë që vajzës ti dalë gjoksi.

Në videosekuencë duket dhe një burrë rreth të 40-tat, i cili duket se argëtohet, madje i prek dhe gjoksin vajzës. Video u çensurua rreth oreve te mbremjes  nga vete You Tube, per shkak te permbajtjes seksuale dhe lakuriqesise

 

SHKARKO APP