Videoskandali në spital, arrestohen dy djemtë e filmimit

Sot policia ka arrestuar edhe dy personat e tjerë që janë protagonistë të videos së regjistruar duke ngacmuar seksualisht një vajzë minorene në ambientet e Urgjencës së QSUT. Të arrestuar janë Albi Boçaj dhe Patrik Kaço, të dy nga 18 veç. "Ndalimi i tyre u krye pasi në vijim të hetimeve mbi ngjarjen e videos së publikuar në rrjetin social youtube, ku shfaqen imazhet e tre djemve të cilët ngacmojnë seksualisht një vajzë 17 vjeçare dhe ka ndodhur në QSUT ku dyshohet se janë bashkëpunëtor të ngacmimit seksual. Një ditë më parë, lidhur me këtë hetim u arrestua edhe shtetasi Evarist Engjëll Pasha, 25 vjec, banues në Tiranë",- njoftoi sot Policia e Tiranës.

Ndërsa dje Policia e Tiranës  arrestoi personin e tretë që dukej në video,Evarist Pasha, i cili ishte një “sekser funeralesh”, mjaft i njohur në ambientet e QSUT-së. I arrestuari ka pranuar që ka qenë kur është filmuar videoja, por ka thënë se nuk i njihte tre të rinjtë e përfshirë.

Sipas dëshmisë së tij dy djemtë dhe vajza që shfaqet në video kanë mbërritur në Urgjencë bashkë në orë të vonë pas mesnate. Vajza ka qenë pa ndjenja dhe kjo ka qenë arsyeja që ai është afruar duke e menduar si rast të mundshëm humbje jete qe t’ua kalonte agjensise funerale. Burri ka deklaruar në polici se videon e ka regjistruar një nga të rinjtë që solli vajzën .

Vetë burri në moshë që shfaqet në video ka kaluar nga gjendja e shoqërimit në atë të arrestit policor dhe ndaj tij do ngrihen akuza pasi të verifikohet plotësisht mosha dhe gjendja e vajzës. Policia ka kërkuar ndihmën e medias që të ruajnë identitetin e vajzës që pritet të dalë gjatë hetimeve. Eshte kerkuar qe te mos jepet me video e transmetuar. Janë sekuestruar ndërkohë regjistrat e Urgjencës spitalore të natës kur sipas dëshmisë së të arrestuarit ka ndodhur ngjarja. Pasoja ligjore priten edhe për mjekun roje dhe personelin në detyrë atë natë në urgjencën e QSUT. Por edhe drejtuesit e QSUT-se jane nen akuze. Ndersa Ministria e Shëndetësisë dhe Policia e Shtetit reaguan me shpejtësi mbi rastin. YouTube e fshiu videon disa orë pas publikimit për shkak të përmbajtjes. Dyshohet se video mund të jetë rregjistruar në shkurt të vitit 2014.

Policia e Tiranës bën të ditur për mediat se vajza e videos është marrë në pyetje nga efektivët dhe ka sqaruar rrethanat në të cilat është bërë kjo video. Policia thekson faktin se vajza është e mitur.

“Shtetasja Xh.K, 17 vjec është në moshë të mitur. Ajo u mor sot (dje) në pyetje dhe identifikoi dy nga tre djem që kanë marrë pjesë në video. Vajza tha se nuk e njeh të arrestuarin Evarist Pasha, kurse dy djemtë e tjerë i njeh sepse sëbashku me ta ka qenë në një lokal. Ajo shpjegon se është sjellë pa ndjenja në spital ndaj nuk di të thotë se cfarë i ka ndodhur në ambientet e spitalit”.

Po kështu policia thekson se është kryer molestim seksual ndaj vajzës ndërsa rreth videos sqaron që; “Dimë që video është regjistruar natën”, pa shpjeguar orën dhe datën kur ka ndodhur. Kurse rreth Evarist Pashës, policia thekson se i arrestuari është një “sekser funeralesh”. Ndersa sot u bë i mundur arrestimin e dy autoreve te filmimit.

SHKARKO APP