Videoskandali. Njëri arrestohet, por kërkohen për t’u arrestuar dy djemtë e filmimit. Fakte të reja.

Sot policia ka arrestuar personin që shfaqet në videon e regjistruar në ambjentet e Urgjencës së QSUT.

Policia e Tiranes pohoi se personi që shfaqet në video është një “sekser funeralesh”, mjaft i njohur në ambjentet e QSUT-së.I arrestuari ka pranuar që ka qenë kur është filmuar videoja, por ka thënë se nuk i njihte tre të rinjtë e përfshirë.

Sipas dëshmisë së tij dy djemtë dhe vajza që shfaqet në video kanë mbërritur në Urgjencë bashkë në orë të vonë pas mesnate. Vajza ka qenë pa ndjenja dhe kjo ka qenë arsyeja që ai është afruar duke e menduar si rast të mundshëm humbje jete qe t’ua kalonte agjensise funerale.

Burri ka deklaruar në polici se videon e ka regjistruar një nga të rinjtë që solli vajzën .

Policia është në gjurmët e të rinjve të përfshirë në filmim dhe pritet që ata të arrestohen shumë shpejt. Mesohet se njeri eshte larguar nga Tirana, kurse tjetrit i eshte vene nen survejim shtepia e pritet te arrestohet.

Vetë burri në moshë që shfaqet në video ka kaluar nga gjendja e shoqërimit në atë të arrestit policor dhe ndaj tij do ngrihen akuza pasi të verifikohet plotësisht mosha dhe gjendja e vajzës.

Policia ka kërkuar ndihmën e medias që të ruajnë identitetin e vajzës që pritet të dalë gjatë hetimeve. Eshte kerkuar qe te mos jepet me video e transmetuar.

Janë sekuestruar ndërkohë regjistrat e Urgjencës spitalore të natës kur sipas dëshmisë së të arrestuarit ka ndodhur ngjarja. Pasoja ligjore priten edhe për mjekun roje dhe personelin në detyrë atë natë në urgjencën e QSUT. Por edhe drejtuesit e QSUT-se jane nen akuze. Ndersa Ministria e Shëndetësisë dhe Policia e Shtetit reaguan me shpejtësi mbi rastin.

YouTube e fshiu videon disa orë pas publikimit për shkak të përmbajtjes. Dyshohet se video mund të jetë rregjistruar në shkurt të vitit 2014.

POLICIA: JA E VERTETA

Policia e Tiranës bën të ditur për mediat se vajza e videos është marrë në pyetje nga efektivët dhe ka sqaruar rrethanat në të cilat është bërë kjo video. Policia thekson faktin se vajza është e mitur.

“Shtetasja Xh.K, 17 vjec është në moshë të mitur. Ajo u mor sot në pyetje dhe identifikoi dy nga tre djem që kanë marrë pjesë në video. Vajza tha se nuk e njeh të arrestuarin Evarist Pasha, kurse dy djemtë e tjerë i njeh sepse sëbashku me ta ka qenë në një lokal. Ajo shpjegon se është sjellë pa ndjenja në spital ndaj nuk di të thotë se cfarë i ka ndodhur në ambientet e spitalit”.

Po kështu policia thekson se është kryer molestim seksual ndaj vajzës ndërsa rreth videos sqaron që; “Dimë që video është regjistruar natën”, pa shpjeguar orën dhe datën kur ka ndodhur.

Kurse rreth Evarist Pashës, policia thekson se i arrestuari është një “sekser funeralesh”. Ndersa po kerkojne per arrestimin e dy autoreve te filmimit.

Lajm i fundit nga Prokuroria e Tiranes

Detaje të reja vijnë nga hetimi i kryer në orët e pasdites së sotme nga policia dhe Prokuroria e Tiranës lidhur me videoskandalin e abuzimit seksual në QSUT.

Vajza e cila ka rënë pre e abuzimit mësohet se është shtetesja me iniciale Xh.K, nxënëse e një gjimazi të njohur në Tiranë.Vajza e cila është vetëm 17 vjeç ka rrëfyer në polici se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, pasi në spital ishte dërguar në gjendje të dehur.

Gjatë dëshmisë së dhënë sot në polici, minorenia e ka pranuar se ka qenë në lokal nate me djemtë, ndërsa ka kërkuar dënimin e tyre për këtë akt të rëndë.

Bëhet fjalë konkretisht për dy djemtë, njëri që filmon videon dhe tjetri që shfaqet duke kryer aktet e ngacmimit .

Sipas policisë të dy janë bashkëmoshatarë të vajzës, përkatësisht 17 dhe 18 vjeç. Nxënës të së njëjtës shkollë dhe klasë me 17-v jeçaren Xh.K.

Reagimi i ministrit të Shendetsisë

Ngjarja ka ndodhur në një nga pavionet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku e sëmura gjendej për trajtim mjekësor.

“Jemi njohur me një video që qarkullon prej shumë orësh në rrjetet sociale. Sigurisht se nëse ajo video është e vërtetë ngjarja është shumë e rëndë. Ne kërkojmë nga organet kompetente të zbulojnë vërtetësinë e kësaj videoje dhe pastaj të nxjerrin të gjithë personat përgjegjës. Ne jemi në dispozicion të ofrojmë të gjithë informacionin e nevojshëm që ne disponojmë në mënyrë që si personeli mjekësor, por edhe persona të tjerë të marrin ndëshkimin që meritojnë”, është shprehur ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ndërsa Ogerta Manastirliu, drejtore e QSUT është shprehur se videoja e publikuar në mediat sociale është e hershme dhe kjo, sipas saj, vërtetohet edhe nga ambientet e tanishme të cilat kanë ndryshuar.

Por policia thote se video eshte bere ne shkurt 2014 .

SHKARKO APP