FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vijon greva e naftëtarëve: Shpresa për ne ka vdekur

Naftëtarët e Ballëshit kanë nisur grevën e urisë, pasi kërkesa e tyre e vetme ajo e amrrjes së pagave të prapambetura nuk është plotësuar akoma dhe qeveria nuk po i jep zgjidhje.

Gazetarja: Rreth mesditës naftëtarët kanë vendosur që të marrin vendimin ekstrem për të filluar grevën e urisë. Ata e shikojnë si alternativën e vetme pas gjithë atyre protestave dhe takimeve që kanë pasur dhe nuk kanë arritur që të marrin zgjidhje sa u përket marrjes së pagave të prapambetura.

Naftëtari: Deri në këto momente ne nuk kemi pasur asnjë lloj reagimi dhe asnjë lloj komunikimi me instancat shtetërore apo private.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetarja: Keni vendosur që të merrni vendimin ekstrem, mendoni se do gjeni zgjidhje?

Swiss Digital Mobile Reklama

Naftëtari: Shpresa vdes e fundit por përderisa këto 11 muaj ne nuk marrim asnjë përgjigje shpresa tek ne ka vdekur. Ne kemi kërkuar thjeshtë zbatimin e ligjit, përderisa i kemi fituar me vendim gjyqi të formës së prerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?