Vijon operacioni policor i koduar “Brothers”, vihet në pranga vëllai tjetër i shpallur në kërkim

Policia e Shtetit ka njoftuar se Drejtoria Vendore e Policisë Berat, vijon operacioni policor i koduar “Brothers”
Kapet dhe vihet në pranga vëllai tjetër i shpallur në kërkim gjatë operacionit të zhvilluar në muajin Tetor 2023.
Gjatë kontrolleve për kapjen e këtij shtetasi, Policia vuri në pranga dhe një shtetas tjetër, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e 1 shtetasi të shpallur në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.
Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. (B). D., 43 vjeç, banues në fshatin Pobrat, Dimal, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin Tetor 2023, gjatë operacionit “Brothers”, ku në banesën e 2 vëllezërve (1 prej tyre u arrestua gjatë operacionit), u gjetën 50.8 kg lëndë narkotike cannabis dhe 240 rrënjë bimë narkotike cannabis.
Gjithashtu gjatë kontrolleve për kapjen e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 20 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekustruan një sasi lënde narkotike cannabis, 1 përforcues grushti dhe një peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP