Vijon protesta. Një grup të rinjsh nisen drejt drejtorisë së Policisë: Lironi shokët tanë!
Teksa qëndruan për disa orë para Kryeministrisë, një grup të rinjsh kanë nisur marshimin drejt qendrës së Tiranës. Protestuesit kanë nisur të ecin përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke bllokuar kështu qarkullimin.
Protestuesit janë nisur drejt drejtorisë së Policisë, ndërsa shtoi se rreth 1 mijë forca policie janë në terren për të ruajtur rendin dhe sigurinë. “Lironi shokët tanë!” brohorasin të rinjtë.
“Nuk keni pranga, mjaftueshëm për ne!, dëgjohet teksa bërtasin ata me megafon.

