Vijon zjarri në fshatin Bago të Kavajës, rrezikohen tre banesa

Vijon ende zjarri në fshatin Bago të Kavajës, ndërsa flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe kanë krijuar rrezik për banesat pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Mësohet se tre shtëpi janë rrezikuar nga flakët, por fatmirësisht ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur shmangien e djegies së banesave. Situata vijon të monitorohet, ndërsa ekipet në terren po punojnë për të vënë nën kontroll dhe për të shuar plotësisht vatrat e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i Zjarrfikësve në Kavajë, Igli Merhori, i cili po ndjek nga afër operacionin për shuarjen e flakëve dhe koordinimin e forcave zjarrfikëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2600 (65%)
Jo 1398 (35%)

Vota totale: 3998