Vijon zjarri në Tepelenë, digjen rreth 3 hektarë pyje, mbërrin helikopteri nga Tirana
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Në terren janë akoma shërbimet e Emergjencave Civile 20 forca ushtrie dhe zjarrfikëset nga Gjirokastra, të cilët po normalizojnë situatën.
Në një prononcim për Neës24, prefekti i qarkut Gjirokastër dhe lajmin e mirë se situata është nën kontroll dhe se nuk ka më rrezik për banesat.
“Zjarri filloi rreth orës 21:30 , dhe rrezikoheshin rreth 20-30 familje të cilat kishin banesat rreth 500 metra nga vatra e zjarrit. Ushtria dhe zjarrfikësit bënë betejë me zjarrin dhe arritën të marrin situatën nën kontroll. Vatra e zjarrit është larg nga banesat dhe nuk ka më asnjë rrezik. Situata është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje nga ajri me helikopter”, tha prefekti i qarkut Gjirokastër Flamur Bime.

