Viktima e parë nga acari, Totozani: Kryebashkiakët të dalin në terren

Shënohet viktima e parë nga moti i acartë që ka përfshirë vendin. Policia e Durrësit ka gjetur të pajetë një 40-vjeçar në lagjen 17 të qytetit.

Dyshohet se viktima është endacak dhe ka vdekur nga i ftohti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Avokatit të Popullit. Totozani, shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së një njeriu të pastrehë  në Durrës, për shkak të të ftohtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është një tragjedi  njerëzore e paralajmëruar. Drejtuesit vendor nuk duhet të presin që të pastrehët apo të vobektit t’u zënë derën e zyrës, por të dalin vetë në terren së bashku me stafet e tyre, të identifikojnë qytetarët në nevojë dhe t’u ofrojnë atyre ndihmë dhe strehë”, shprehet Totozani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avokati i Popullit i bën thirrje edhe qytetarëve që të njoftojnë organet lokale dhe punonjësit e Policisë së Shtetit  sa herë të shohin në rrugë njerëz të pastrehë, fëmijë apo të moshuar të braktisur.

“Të gjithë duhet të kontribuojmë në mbrojtje të së drejtës së jetës”, thekson Avokati i Popullit, Igli Totozani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?