”Vipat në burg”, politikanët shqiptarë që përfunduan pas hekurave

Ish-ministri i Brendshëm i PS-së, Saimir Tahiri nuk është i vetmi politikan që është burgosur. Përgjatë afro 30 viteve, vendi ka parë burgime të emrave të bujshëm të politikës në Shqipëri.

Në korrik të vitit 1993, kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nanos u prangos nën akuzat për shpërdorim detyre. Ai u dënua nga drejtësia me 12 vite burg. Ai vuajti dënimin në burgun “Jordan Misja” deri në vitin 1994 dhe në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë të Tepelenës deri në vitin 1997, kohë kur edhe u lirua.

Pas viteve ‘90, i pari ministër që do të provonte qelinë ishte Spiro Ksera. Ish-ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, ku në vitin 2016 Gjykata e Tiranës e dënoi me një vit e 8 muaj burg, për vjedhje dhe shpërdorim të detyrës përgjatë vitit 2013.

Edhe ish-deputeti i PKD-së Mark Frroku është dënuar. I fundit ish-ministër i cili provoi prangat dhe është në pritje të procesit gjyqësor është Lefter Koka. Ai po mbahet në qelitë e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë.

SHKARKO APP