Vjedhja e energjisë, Tahiri: 1210 të arrestuar

 

Përgjatë një viti të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, 1210 persona janë vënë në pranga, ndërsa 842 ndiqen në gjendje të lirë dhe 825 janë shpallur në kërkim. Ky është bilanci i një aksioni ku janë operuar çdo ditë në terren rreth 145 grupe të përbashkëta OSHEE – Polici, me mbi 164.000 aksione.

“Sot kemi dëshminë më të mirë sesi ky nuk ishte vetëm një aksion, por ishte një qasje shtet­formuese për të vendosur dhe sanksionuar çdo veprim të administratës dhe drejtësisë, barazinë e shtetasve para ligjit, ndëshkimin e atyre që ishin mësuar në traditë dhe histori të vidhnin energjinë elektrike, të ishin paturpësisht të barabartë, kjo falë herë muskujve, herë imunitetit nga punonjës të Policisë nga punonjës të OSHEE­-së dhe pse jo nga të tjerë”, tha Ministri i Brendshëm, në aktivitetin ku u analizuan rezultatet e një viti pune. Mes të proceduarve për implikim në veprimtari të paligjshme janë edhe 65 punonjës të OSHEE­-së.

“Ditën e parë kur e nisëm këtë aksion isha tërësisht i vetëdijshëm se pjesa më e madhe e problemit ishte brenda sallës. 65 punonjës të OSHEE­-së të identifikuar si favorizues të vjedhjes së energjisë elektrike nuk janë pak, janë aq sa duhet, aq sa janë identifikuar për të krijuar të të gjithë ju vetëdijen e domosdoshme për punën që duhet të bëjmë bashkë për të sanksionuar në mënyrë të pa ekuivok barazinë e ligjit për të gjithë shtetasit dhe unë besoj që ky aksion ka bërë edhe më të pastër vetë kompaninë, punonjësit dhe sigurisht Policinë e Shtetit”, theksoi Tahiri.

Ministri shtoi edhe faktin se duhet ende shumë punë për të bindur çdo qytetar që nuk është bindur ende, për rezultatet në aksionet kundër informalitetit. 

SHKARKO APP