Vjehrri plagos me thikë dhëndrin, kanos dhe gruan

Një vizitë e prindërve në shtëpinë e vajzës së martuar ka përfunduar në përdorim thikash dhe plagosje.

Ngjarja ka ndodhur në Berat. Behar K, 51 vjeç, banues në Zhitom të Poliçanit ka goditur me thikë dhëndrin në shtëpinë e vet, O.Xh, 30 vjeç.

Pasi ka plagosur të riun ai ka kanosur dhe bashkëshorten, shtetasen M.K, 51-vjeçe. Shtetasi i dëmtuar pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka arrestuar 51 vjeçarin ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Dhuna në familje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?