“Vjeshta” antikrim, në shënjestër pasuria mbi 50 mln euro

Në vetëm 1 muaj që nga nisja e operacionit “Vjeshtë 2017”, për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, Policia e Shtetit ka referuar materiale në Prokurori për hetime pasurore për 44 raste, nga të cilat 40 janë dërguar në Prokurorinë për Krimet e Rënda, e 4 referime në prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Berat, Tiranë e Fier.

Sipas burimeve bëhet fjalë për pasuri, që nëse do të sekustrohen e më pas konfiskohen, vlera financiare mund të kalojë shifrën e 50 milionë eurove. Në listën e uniformave blu renditen 79 apartamente banimi dhe vila, 25 njësi tregtare, 84 automjete, një pallat 11-katësh, dy anije peshkimi, si dhe rreth 54 mijë metra katrorë sipërfaqe toke.

Në vetëm një rast në qytetin e Lezhës, gjykata ka aprovuar kërkesën e prokurorisë, pas referimit të saj, duke sekuestruar pasuri në vlerën e 670 mijë eurove të një individi me të shkuar kriminale në disa vende të Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni “Vjeshtë 2017” nuk ka një afat të paracaktuar, thonë burime nga policia, ndaj pritet që të vijojë deri në fund të vitit dhe synon të arrijë shifra rekord në historinë e viteve të fundit, sa i takon vlerës së pasurive të sekuestruara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?