Vlorë, banorët kalojnë natën e dytë jashtë: Presim paratë e qirasë

Një pjesë e familjeve që kanë ndërtuar banesat pas viteve ’90 në lagjen “Kushtrim” në Vlorë, kanë kaluar natën e dytë jashtë. Banorët që u prekën nga projekti i zgjerimit të rrugës Transballkanike shpjegojnë se nuk mund të marrin shtëpi me qira, pa marrë më parë paratë e premtuar nga shteti.

Vlore- 25 prej 133 familjeve ne lagjen “Kushtrim” të mbetur të pastrehë pasi u prekën nga projekti i rrugës Trabnsballkanike vazhdojnë të flenë jashtë për të dytën natë radhazi.

Këta banorë janë në pritje te perfundimit te procedures per perfitimit te dy viteve qera, e me pas trajtimit nëpërmjet entit të banesave si të pastrehë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me lot ne sy familjaret kërkojne shtepi, nje vend ku te fusin koken sic shprehen ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët prefektja e Qarkut të Vlorës, garantoi se banorëve përvec dy viteve qira të paguara, do tu sigurohet edhe një banesë e përhershme sociale, që do të fillojnë ndërtimin posaçërisht për këta banorë të lagjes “Kushtrim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?