Vlorë, nxënësit e fshatit Kërkovë pa shkollë, fëmijët ruajnë distancën, prindërit në turma

Nxënësit shqiptarë këtë të hënë janë rikthyer në bankat e shkollës, pas gjashtë muajsh shkëputje për shkak të pandemisë.

Prindërit veç emocioneve të ditës së parë të shkollës për fëmijët, kanë dhe frikën e një infektimi të mundshëm.

Ndërkohë ka qenë e pamundur shmangia e grumbullimeve në Durrës dhe në Lezhë.  Një shkollë në fshatin Kërkovë të Vlorës vetëm 10 km larg qytetit, është në kushte të mjerueshme duke bërë që nxënësit.

Janë të detyruar ta braktisin mësimin në shkollën e fshatit, jo nga dëshira, por se kjo godina është e shkatarruar. Shkolla “Hajredin Haxhiraj” në fshatin Kërkovë  nuk njeh asnjë investim prej vitesh.

Për të mos humbur vitin shkollor, edhe pse larg, një pjesë e prindërve kanë zgjedhur ti çojnë fëmijët në Vlorë.

Jemi larguar nga shkolla, sepse nuk ka kushte, një mësues jep shumë lëndë të tjera.  Jemi tre motra që shkojmë në Vlorë dhe nuk është mirë që fshati kërkove,mos të ketë shkollë”, është shprehur një nxënëse.

Në shkollë mungojnë kushtet, deri tek tualetet.

“Gjithashtu banjot e shkollës nuk funksionojnë”. 

Në Vlorë prindërit nuk e fshehin frikën.

“Nëse do të zbatohen masat ndihemi më të kujdesshëm”, ka thënë një prind. 

Në Durrës prindërit nuk janë treguar aspak të kujdesshëm. Siç shihet nga pamjet ata janë grumbulluar panë derës së shkollës. Shumë prej tyre nuk mbajnë maskë.

Edhe pse fëmijët i kanë pajisur me maska, në Lezhë vetë prindërit nuk e kanë respektuar këtë masë.

Më problematike ka qenë distanca që nuk është respektuar në asnjë moment.

Prindërit ndihen të pasigurt.

“Ka masa mbrojtëse si maska dhe disinfektimi dhe pse kjo është klasë e parë dhe nuk mund ta mbajë”, është shprehur një prind.

Në Korçë, në ditën e parë të shkollës, mungonin termometrat. Prindërit i kanë shoqëruar për në mësim, por meraku është i madh.

“Me shumë siklete për ne prindërit dhe shumë emocione për fëmijët”, ka thënë një prind.

Një tjetër familjar thekson se kemi marrë të gjithë masat që duhen.

Edhe në Berat viti shkollor nisi me pasiguri për prindërit.

Vlore, nxenesit e fshatit Kerkove pa shkolle, femijet ruajne distancen, prinderit ne turma |ABC News

/abcnews.al

SHKARKO APP