Vlorë, sekuestrohen 24 thasë të mbushur me kanabis, pranga 52-vjeçarit

Në  vijim të operacionit masiv antidrogë të zhvilluar policia ka sekuestruar një tjetër sasi prej 300 kilogramë kanabis sativa.

Operacioni i cili ka nsiur gjatë javës në Llakatund është zhvilluar nga Policia e Vlorës e mbështetur edhe nga FNSh. Ditën e djeshme, seksioni për Hetimin e Narkotikëve   në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit,  kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor në fshatin Grabian, Vlorë.

“Si rezultat i operacionit në një pjesë toke (ullishte) u  gjetën të fshehur dhe u sekuestruar 24 thasë të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 300 kilogramë. Nga hetimet e para të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve  ka rezultuar që sasia e lëndës narkotike dyshohet se i përkiste shtetasit Agron Danaj, 52 vjeç, banues ne fshatin Grabian,Vlorë, i cili  është arrestuar në flagrancë për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e narkotikëve” , parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Vlorës  po vijon  kontrollin e territorit  në të gjithë territorin me qëllim evidentimin dhe  goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?