Vlorë, vritet në lokal 48-vjeçari. Nga të shtënat dhe 4 të plagosur

Një person ka mbetur i vdekur, ndërsa katër të tjerë janë plagosur nga një shkëmbim zjarri. Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:20 të mbrëmjes në ambientet e një lokali në Selenicë të Vlorës. 

Nga të shtënat me armë viktimë ka mbetur 48-vjeçari, Gjergji Bucaj, raporton Ora News. Ndërkaq, 4 të plagosurit, dy prej tyre vëllezër, janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Nga raportimet paraprake mësohet se të shtënat me armë kanë ardhur pas një debati që viktima ka pasur me një të afërm të gruas së tij, ku ky i fundit më pas ka qëlluar në drejtim të tij.

Ende nuk dihet nëse të plagosurit kanë lidhje apo jo me ngjarjen në fjalë, apo thjesht janë gjendur në vendin dhe kohën e gabuar.

SHKARKO APP