Vlorë, zbardhet dëshmia e burrit që vrau gruan në Babicë

Një ditë pasi i mori jetën gruas duke e vrarë me levë, 56-vjeçari nga Babica e Vlorës, Lavdosh Saro deklaroi në polici se viktima e tradhëtonte dhe se i kishte marrë nderin e familjes”.

Burri ka rikonfirmuar para hetuesve se xhelozia dhe dyshimet për lidhje jashtëmartesore ishin motivet e krimit në familje që tronditi Vlorën.

“Kisha kohë që dyshoja se ajo më tradhëtonte” deklaroi 56 vjeçari gjatë marrjes në pyetje, duke shtuar se i gjithë fshati e kishte mësuar jëtë fakt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më mori nderin e familjes dhe të fëmijëve” citohet të ketë deklaruar Sulo i cili sipas burimeve prej disa kohësh ishte nën varësinë e alkoolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ndodhi rreth mesditës së të martës, 25 qershor, në banesën e familjes në Babicë, ku burrë e grua sipas burimeve po drekonin bashkë.

Ai e qëlloi bashkëshorten fillimisht me thikë e më pas me levë. Laureta Sulo, 44 vjeçe ndërroi jetë rrugës për në spitalin rajonal.

Konfliktet mes çiftit ishin të njohura brenda familjes dhe banorëve të zonës.

Disa ditë më parë vëllai i autorit tentoi që të vriste me çifte në Alikok personin që dyshonte se kishte lidhje me kunatën e tij.

Ndërsa vetë 56 vjecari ka qenë i denoncuar për dhunë në familje.

Çifti Sulo kishin bashkë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Ndërkohë burime policore thonë se pas krimit 56 vjecari ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike në qelitë e paburgimit të Vlorës.

RTV Ora - Vlorë: zbardhet dëshmia e burrit që vrau gruan në Babicë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?