Vlorë, zbulohet drogë e groposur sërish në të njejtin vend

Policia e Vlorës ka zbuluar drogë sërish në të njejtin vend në fshatin Drithas dhe ka vënë në pranga një 29-vjeçar.

Policia njoftoi se dje, në vijim të operacionit masiv antidrogë në Drithas sekuestroi 40 kilogramë lëndë narkotike në banesën e shtetasit Fatjon Lamçaj, në fshatin Drithas.

Lënda narkotike u gjet e groposur në bahçen e kësaj banese, e hermetikuar në dy bidona plastikë, brenda të cilëve ishte fshehur një sasi prej 40 kilogramë lëndë narkotikë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të pronarit të kësaj prone, shtetasin Fatjon Lamçaj, 29 vjeç, banues në fshatin Drithas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?