Vodafone Albania mbështet Maratonën e Jetës

 

 

Vrapojmë së bashku për të gjitha femrat shqiptare!

Tëvrapojmëpër t’i thënë JO kancerit të gjirit. Është ky mesazhi i madh iMaratonës sëJetës, këtij eventi që në thelb ka sensibilizimin e të gjitha femrave shqiptare për kryerjen e kontrolleve parandaluese kundërkësajsëmundjeje.

Nëkuadër tëmuajit të sensibilizimitkundër kancerit të gjirit, në datat 17 dhe 18 tetor, Vodafone Albania dot’i bashkohet një prej nismave më të rëndësishme sensibilizuese të shoqërisë shqiptare, Maratonës së Jetës.

Të vrapojmë të gjithë së bashku për t’i thënëJO kësaj sëmundjeje qënga viti në vit njeh përmasa gjithnjë e nërritje në vendin tonë. Me këtë mesazh, Maratona e Jetës do të vijëpër të dytin vit radhazi në kryeqytet duke ftuar të gjithë qytetaret të bëhen pjesë e të japin kontributin te tyre në “luftën” për shëndetin dhe jetën e gruas.

Maratona e Jetës lindi si një garë sensibilizimi dhe informimi, me qëllim ndërgjegjësimin e të gjitha femrave dhe publikut të gjerë mbi rëndësinë e parandalimit të kancerit të gjirit përmes ekzaminimeve dhe kontrolleve të hershme.

Aktivitete të ndryshme dedikuar shëndetit, sportit, mirëqenies, argëtimit dhe angazhimit social do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve në Qytezën e Jetës, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, të cilat do të kulminojnë me Maratonën e Jetës, ditën e dielë më datë 18 tetor, ora 10:00 paradite.Pjesë e këtyre aktiviteteve do të jenë edhe konsultat mjekësore nga onkologë specialistë mbi parandalimin e tumorit të gjirit, materiale informative mbi rëndësinë e parandalimit, seminare mbi ushqyerjen e shëndetshme, testimoniale në skenë etj.

Vodafone Albania fton tëgjithë qytetarët tëbëhen pjesë e kësaj maratone me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik rreth kësajsëmundjeje. Këtë fundjave vrapojmëpër të gjitha femrat shqiptare!

SHKARKO APP