Vodafone kremton 30 vjetorin e telefonatës së parë me celular

Vodafone, ndër shoqëritë e telekomunikacionit më të mëdha në botë, kremton këtë fillim viti të ri, 30 vjetorin e telefonatës së parë me celular.

Michael Harrison, biri i ish-Presidentit të Vodafone ka qenë i pari që ka testuar sistemin duke marrë në telefon babanë e tij në mesnatën e datës 1 Janar 1985,duke e bërë Vodafonin shoqërinë e vetme me rrjet celular në Mbretërinë e Bashkuar.

30 vite më pas teknologjia e Vodafone, ka një rol parësor në jetën e më shumë se 400 milion njerëzish, ofron shërbimin celular në 26 shtete dhe shërbimin e internetit me brez të gjerë në 17 shtete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Shqipëri, kompania e telefonisë celulare, u prezantua për herë të parë në gusht të vitit 2001 dhe numëron mbi dy milionë konsumatorë, si dhe një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?