Vodhën me dhunë farmacinë, arrestohen dy adoleshentët
Janë arrestuar nga policia dy adoleshentë të akuzuar si autorë të vjedhjes së një farmacie tek “Rruga e Kavajës” në Tiranë me 25 mars.
Policia ka arrestuar dje 18-vjeçarin Foti Kristali. Ai akuzohet se në bashkëpunim me 18-vjeçarin tjetër, Kristi Çinari janë autorë të vjedhjes me dhunë të ndodhur në një farmaci në “Rrugën e Kavajës”, ku kanë arritur të marrin një sasi lekësh.
Çinari ndodhet i ndaluar në ambientet e Paraburgimit, një ditë pas vjedhjes së farmacisë është konstatuar që kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Ai ishte i dënuar më parë për vjedhje.
Në banesat e të akuzuarve policia gjeti veshjet të cilat dyshohen të jenë përdorur nga të në momentin e vjedhjes. Dy adoleshentët janë autorë të dyshuar edhe të disa vjedhjeve të tjera me dhunë.

