Vodhi banesën e bashkëfshatarit, arrestohet i riu në Mallakastër

Policia e Mallakastrës ka arrestuar një të ri, i dyshuar për vjedhjen e disa banesave në këtë zonë.

Në pranga ka rënë Emiljano Milaj, 21 vjeç, banues në fshatin Fratar.

Sipas policisë, i arrestuari në datën 26.06.2017 është fytur gjatë natës në banesën e bashkëfshatarit të tij A.R 44 vjeç dhe ka vjedhur një gjenerator, një fikse zjarri, një makinë akulli, një bateri automjeti dhe disa sende të tjera të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu shtetasi i lartëpërmendur dyshohet se është autori i vjedhjeve të disa banesave të tjera në Mallakastër, për të cilat policia po punon për dokumentimin ligjor të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?