Vogëlushi italian “sfidon” me poezi koronavirusin: Të quajnë kurorë, por nuk je mbret!
Kryeministri Conte njoftoi mbylljen e shkollave deri më 15 mars, fëmijët janë të detyruar të qëndrojnë të bllokuar në shtëpi që të mbajnë larg infeksionin e koronavirusit.
Përhapja e koronavirusit në shumë vende në një kohë kaq të shkurtër ka sjellë panik dhe frikë për shumë persona. Ka njerëz që po luftojnë me jetën dhe të tjerë që janë ndarë nga njerëzit që duan, duke u karantinuar, për të mos ua transmetuar atyre.
Së fundmi në media është publikuar letra e një vogëlushi nga Italia, i cili ka krijuar një poezi për koronavirusin. Poezia e tij ka prekur të gjithë ata që e kanë lexuar.
Mjafton një teshtimë
dhe të gjithë ikin,
një puthje apo
një përkëdhelje dhe
drejt e në farmaci.
Të quajnë kurorë
por ju s’jeni mbret
Jeni një virus
mendjemadh që
nuk vlen shumë
Na thanë se në Sardenjë nuk do të vijë
dhe përkundrazi, ju jeni këtu!
Jemi pak të frikësuar, por ndoshta s’e dini
se ne do të luftojmë derisa të zhdukeni
Dhe pse nuk janë karnavalet, ne duhet të vëmë maskë.
Ne mendojmë për higjienën, i lajmë duart dhe gjithashtu përpiqemi të qëndrojmë larg.
Ne po bëjmë gjithçka që të mos kapemi dhe ju, virus, nuk do të mund të na infektoni.
Italia jonë do të shpëtojë dhe ketë një fund i lumtur.