Vokshi-Beqajt: Mjekët e infermierët do ta fitojnë betejën e tyre. Kërko ndjesë dhe jep dorëheqjen

Kuvendi u mblodh rreth orës 10:45 në seancën plenare të radhës.

Deputetja demokrate Albana Vokshi i bëri thirrje ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj që të tërhiqet nga vendimi për testimin e mjekeve dhe infermierëve.

Pas vendimit të Gjykatës Administrative për pezullimin e testimit, deputetja Vokshi tha semjekët dhe infermierët do ta fitojnë betejën e tyre.

“Dje përpara vendimit të gjykatës po hartonin një tjetër peticion pro testimit, duke u thënë mjekëve dhe infermierëve ose firmos tani ose do ikni nga puna. Por mjekët qëndrojnë stoik për të fituar këtë betejë. Me vendimin  gjykatës për pezullimin e testimit u pezulluat edhe ju zoti ministër. Tërheqje apo dorëheqje të dyja duhet t’i bësh zoti ministër. Nga kjo foltore të thërras për testim profesional. Ke katër alternativa, kërkoju ndjesë mjekëve dhe infermierëve, jep dorëheqjen, merr një avokat të mirë për mbrojtje dhe katër mos u mërzit “Ce la vie”.

SHKARKO APP