“Volkswagen Golf” përplas 50 vjeçarin me biçikletë në Triport të Vlorës
Një automjet tip “Volkswagen Golf” drejtuar nga një 18 vjeçar ka përplasur fort një burrë rreth të 50-ve, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të mesditës së sotme, në vendin e quajtur kryqëzimi i Triportit në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec.
Policia lokale bën me dije se i dëmtuari që udhëtonte me një biçikletë, ka përfunduar në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin R.O., 18 vjeç, banues në Vlorë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

